Ismail Morina, i njohur si Ballisti, ka rrëfyer për dronin, arrestimin dhe jetën në qelitë e burgut në një intervistë për emisionin “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi.
Sipas tij, arrestimi u bë sepse e kërkoi kryeministri serbAleksandër Vuçiç.
“E kisha ndier se mund të arrestohesha. Një sërë gjërash më bënin të mendoja ashtu. Përmend këtu prononcimin e kryeministrit serb, Vuçiç, ditën e arrestimit tim. Ai thoshte se pjesëmarrja e tij në stadium varej nga personat që do të ishin në “Elbasan Arena”. Unë jam shkaku, ose siç thuhet në gjuhën popullore, “sebepi”, i gjithë asaj që ndodhi mbrapa. Jo vetëm dokisha qenë pjesë e asaj ndeshjeje në Elbasan, si lojtar i 12-të, duke përfaqësuar edhe “Tifozët Kuq e Zi”, por do kisha dashur të mos privohesha nga festa e madhe e kualifikimit”, rrëfen Ballist Morina. /albeu.com
https://www.youtube.com/watch?v=gj0xgA_PIFg