Lajmet e fundit

Haradinaj: Seanca nuk do të mbahet

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka deklaruar se është për zgjedhje të reja. Sipas tij, tërë ky investim kapital politik siç e quajti ai, nuk është bërë kot së koti.

“ Ne më përpara duam zgjedhje. Pra nuk e kishim investua tërë këtë kapital politik e tërë këto sakrifica…..Problemi është shumë i thjeshtë. Për shembull, kryeministri Mustafa ti tërheq nënshkrimit. Ne duam zgjedhje sepse mendojmë se situata nuk është e mirë”, ka deklaruar Haradinaj në emisionin “Zona B” të Klan Kosovës.

*****

Kreu i AAK-së, ka ripërsëritur edhe njëherë se seanca e Kuvendit të Kosovës nesër nuk do të mbahet sipas tij. Ai ka thënë se opozita do ta ndërprejë seancën.

I pyetur nëse Kryesia e Kuvendit do të ndërmarrë masat e sigurisë për të parandaluar ndonjë aksion të opozitës, Haradinaj ka thënë e kjo nuk do të ishte në rregull dhe gjë e gabuar nga Kuvendi.

“Seanca nuk do të ndodhë”, ka thënë Haradinaj duke shtuar.

“Me fitu një betejë politike me masa policore ose të Kuvendit është një veprim i gabuar. Jo mirë i kalkuluar. Është e pamundur të fitohet një betejë që ka kontekst politik përmes masave për shembull sic është bashkësia e komunave serbe andaj edhe Kuvendi nuk besoj se do të përdorë këto masa”, ka thënë ai./Zeri/

Leave a Reply

Your email address will not be published.