Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Jacque Miniane është shprehur i shqetësuar me gjendjen aktuale në Kuvend, ndërsa tha se çdo vonesë në miratimin e ligjeve do të shkojë në dëm të Kosovës.
Miniane tha se edhe pse nuk ka mandat të thotë se cili grup ka të drejtë, ai flet për dëmet që mund të sjell mosmiratimi i ligjit mbi menaxhimin e financave publike.
“Jemi të shqetësuar me gjendjen aktuale në Kuvend. Ne nuk kemi fare mandat të ju themi kush ka të drejtë. Çdo vonesë e miratimit të ligjit mbi menaxhimin e financave publike do të shkojnë në dëm të të gjithëve dhe po ashtu nga mos miratimi i buxhetit do të humb besimi i investitorëve të huaj”, është shprehur Miniane.