Që nga ora 09:00 e mëngjesit, ish-rektori Ramadan Zejnullahu dhe ish-prorektori Fetah Podvorica janë parë në “Restaurant Symphony”. GazetaRilindja merr vesh se ata ishin duke biseduar rreth zhvillimeve të fundit në UP.
Ish-rekori nuk ka qenë në disponim të mirë, sepse gjatë bisedës shpesh herë janë dëgjuar tone të larta. Fetah Podvorica dëgjohej duke thënë se porosia e Komadant Rrustem Mustafa “REMI” është që ai të kthehet përseri në postin e “Rektorit” dhe se ai do të ketë mbështetjen edhe të Qeverisë, raporton GazetaRilindja.
Tani edhe zërat brenda PDK-së që ishin kundër ish-rektorit tani janë pro tij, pasi që ai konsiderohet si njeriu i tyre sepse ata po ja japin mundësinë që të rikthehet në vendin e mëparshëm duke shkelur ligjin.
Vlen të theksohet se bashkëpunëtori më i afërt i Rektorit Fetah Podvorica është baxhanaku i Rrustem Mustafës-Komandant Remi. /gazetarilindja.com/