Lajmet e fundit

Ja për çfarë u vra 39vjecari në Rahovec

Sot rreth orës 10:50, në një lokal në qytetin e Rahovecit një person ka shkrepur me armë zjarri ndaj një 39vjecari, ku edhe e la të vdekur. E shkak për të është se për një moment duke pirë kafen së bashku janë nxehur gjakrat. I dyshimti është në arrati.
Osman Islamaj, komandat i Policisë rajonale të Rahovecit, ka konfirmuar për Gazetën Express se ka ndodhur një incident në Rahovec, që la të vdekur një person. Po ashtu, policia është në kërkim të dyshuarit pasi që i njëjti është arratisur.

“Sot rreth orës 10:50, në një kafe ka ndodhur një aksident. Një mashkull i moshës 39vjeçare është vrarë. I dyshuari, i cili është mashkull, është në arrati”, ka thënë Islamaj për Express.

Sipas Komandantit Islamaj, gjithçka ishte momentale në një kafe, duke pirë së bashku janë nxehur gjakrat dhe ka ndodhur aksidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.