Ende nuk dihet nëse kryeministri Mustafa do të jetë prezent në kohën kur do të nisë seanca e sotme plenare e paraparë të nisë nga ora 16:00.
I kontaktuar nga Gazeta Tribuna, këshilltari kryeministrit, Bensik Berisha nuk ka sqaruar nëse i pari i Ekzekutivit do të jetë prezent në seancën e sotme.
Ai ka thënë se nëse në ndonjë nga pikat e rendit të ditës nevojitet prezenca e kryeministrit, atëherë ai do të jetë aty duke mos qenë në gjendje të japë një përgjigje përfundimtare nëse Mustafa do të shkoj ose jo sot në Kuvend.
Katër seancat e fundit janë ndërprere në mënyre të dhunshme nga partitë opozitare. Madje në dy të fundit opozitarët kanë hedhur gaz lotsjellës për të penguar rrjedhën e seancës. Ky veprim i partive opozitare është kritikuar nga faktori ndërkombëtar.