AAK-ja ka reaguar përmes një njoftimi lëshuar mediave, sa i përket Seancës së Kuvendit.
Në këtë njoftim thuhet se për çdo eskalim të mundshëm, përgjegjësi do të mbajnë ata që thanë të mbahet seanca, po qe se ajo nuk ndalet.
AAK thotë se opozita nuk ka tjetër rrugë.
Shikoni njoftimin e plotë:
E kemi konsideruar krejtësisht të panevojshme thirrjen e seancës së Parlamentit për sot dhe në orët e vonshme të pasditës, dhe u kemi bërë thirrje autoriteteve të shtetit që të ushtrojnë ndikimin e tyre që kjo seancë të mos mbahet. Mirepo ato nuk kanë dashur t’i përfillin kërkesat e opozitës dhe arsyetimin se nuk ka kushte për mbajtjen e seancave të reja.
Në një situatë të tillë, Opozita nuk ka pasur rrugëdalje tjetër përpos që të përdorë mjetë të pazakonshme për pëngimin e kësaj seance.
Edhe njëherë u bëjmë thirrje të gjithë atyre kanë urdhëruar mbajtjen e seancës, që të tërhiqen nga një veprim i tillë krejtësisht i paarsyeshëm, dhe ta përfillin kërkesën e Opozitës dhe të Shoqërisë Civile për shtyerjen e seancave të reja.
Ndryshe cdo esaklim i situatës në Kuvend ose jasht tij, është përgjegjësi e atyre që kanë dhënë urdhër që të mbahet séance e sotme./Gazeta Blic