Rexhep Selimi, Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë në një intervistë për Klan Kosova se deputetët i janë përgjigjur me gaz lotsjellës skenarit policor që po e praktikon qeveria.
Sipas tij veprimet e deputetëve opozitarë po i shtynë qeveria.
Kuvendi nuk ka qenë kurrë më i sigurt nëse i referohemi numrit të pjesëtarëve të policisë rreth objektit. Edhe sot Qeveria ka skenar policor në mbarëvajtjen e kuvendit. Kur gjendemi në kësi rrethanash, ne si deputetë s’kemi zgjidhje tjetër.