Kosova nuk ka kompetenca për kontrollin e hapësirës së lartë ajrore deri në vitin 2019, meqë Këshilli i NATO-së ka kontraktuar kompaninë nga Hungaria “Hungaro Kontrolli” për kontrollin e hapësirës së Kosovës që prej prillit të vitit të kaluar. Kjo kompani me shërbimet që i ofron i fiton brenda një viti deri në 6 milionë euro.
Autoritetet e kosovare e menaxhojnë vetëm hapësirën e ulët ajrore nën 6.5 kilometra. Mirëpo, aktualisht ekziston vetëm një korridor ajror me Maqedoninë dhe se nga viti i ardhshëm pritet hapësira e ulët ajrore të normalizohet plotësisht me numër të ri të korridoreve ajrore me shtetet fqinje si Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë.
Drejtor ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Driton Gjonbalaj për KosovaPress deklaron se hapja e hapësirës ajrore për mbi kalime është bërë me vendim të Këshillit të NATO-së përmes një procesi të koordinuar ndërkombëtar dhe në bashkëpunim edhe me institucionet e Kosovës. Kjo marrëveshjes sipas tij është 5-vjeçare me Hungarinë.
Ai thotë se Kosovës i duhet një periudhë tranzitore për ngritjen e të gjitha kapaciteteve të nevojshme për ofrimin e shërbimeve edhe në hapësirën e lartë ajrore pas kalimit të kësaj periudhe pesë vjeçare. Gjonbalaj shpreson se do të mund të menaxhojnë plotësisht hapësirën e lartë ajrore me kapacitete vendore.
Kurse, Kosova e ka ofruesin e vet të shërbimeve të navigacionit ajror me një ndërmarrje publike kompetente që ofrojnë shërbime të navigacionit ajror për të gjitha operimet ajrore në hapësirën e ulët ajrore të vendit tonë. Pra, çdo fluturim në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës i merr shërbimet nga kontrolli ajror i ANP “Adem Jashari”. Gjithë ashtu kontrollorët tanë të trafikut ajrorë ofrojnë shërbime edhe për edhe për një numër të madh KFOR në hapësirën e ulët ajrore nën 6 kilometra e gjysmë.
Kryeshefi ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Bahri Nuredini thotë për KosovaPress, se kontrollin e hapësirës së ulët ajrore dhe se kanë bërë studimin e fizibilitetit me ndihmën e partnerëve ndërkombëtar për nevojat konkretet të cilat kërkohen për të marrë nën menaxhim edhe hapësirën ajrore totale të Kosovës.
Hapësira e lartë e Kosovës, ka qenë e mbyllur për mbikalime civile transit që nga qershori i vitit 1999, që nga përfundimi i luftës e deri më 3 prill të vitit të kaluar. Kjo ka qenë një hapësirë zonë ndalim- fluturimi të cilin e kanë evituar kompanitë ajrore që normalisht do të duhej të fluturonin në këtë hapësirë.