Ushtarët e Sirisë kanë vrarë në Alepo liderin terrorist të Frontit al Nusra Sulejman al Masri, njofton Sputnjik duke u thirrur në burime anonime.
“Daily Mail” e Anglisë po ashtu bën me dije se Al Masri është vrarë dhe kjo është konfirmuar edhe nga milicia sunite në Siri.
Fotografia e trupit të tij të pajetë me gjak dhe plagë është postuar në internet.
Fronti Al Nusra konsiderohet organ i organizatës terroriste Al-Kaida në Siri.