Trazirat në Mal të Zi nuk kanë kursyer as institucionet atje.
Ndërtesa e Ambasadës së Shqipërisë në Podgoricë është qëlluar me gurë nga protestuesit, të cilët prej ditësh nën drejtimin e forcës opozitare atje kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.
Mësohet se nga sulmi ka vetëm dëme në ndërtesë.
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati përmes një reagimi në rrjetet sociale, kërkoi nga autoritetet malazeze të garantojë sigurinë e stafit diplomatik të Shqipërisë atje.