Disa persona ende të panjohur kanë sulmuar me vezë një kamion të firmës “Osmani Torin” në fshatin Rufc të Lipjanit.
Vozitësi i këtij kamioni Almir Ahmeti i cili ka dërguar edhe fotografitë në adresën e portalit tonë ka thënë se ai ishte duke lëvizur rrugës kur papritmas ka dëgjuar disa krisma në kabinën e kamionit.
“Kam qenë duke vozitur, ku papritur kamë dëgjuar disa krisma në kabinën e kamionit. Jam parkuar dhe pastaj kam dalë dhe kam parë që më kanë gjuajtur me vezë”, ka thënë Ahmeti për Indeksonlie.
Ai më pas ka shtuar se nuk e dinë se kush kanë qenë personat që kanë gjuajtur dhe se nuk e dinë nëse ky ka qenë ndonjë aksion i aktivistëve të Vetëvendosjes./Indeksonline/