Kantautori nga Sarajeva performon para 40.000 fansave në kryeqytetin serb, ndërsa ishte raportuar se me të arritur në Kombank arena (vendi ku mbahet koncerti), Merlin i ka ndaluar të gjithë flamujt duke përfshirë edhe atë të vendit nikoqir.
Ky veprim ka nxitur reagime nga më të ndryshmet në mediat serbe, por këngëtari shpjegon arsyen e këtij akti.
“Kjo është çështje rutine dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë kërkesë të veçantë timen apo të ndonjë pale tjetër”.
“Flamujt nuk janë problem, së paku jo për mua. Problem janë shtizat në të cilat vendosen flamujt, sepse janë gjësende që mund të rrezikojnë sigurinë e publikut”.
“Sidoqoftë, unë nuk dua të jem interpretues i rutinës së një organizatori serioz të një koncerti të madh kudo në botë. Çfarëdo që e rrezikon sigurinë e publikut është e ndaluar”, ka sqaruar Merlin.