Lajmet e fundit

Kush po i kërkon Xhavit Halitit ta marr bajrakun për ta shpëtuar vendin?

Të shqetësuar me zhvillimet e fundit politike në vend, njerëz nga spektri politik, shoqëror e akademik, kanë filluar të japin ide se kush dhe si do të mund të dilej nga kriza politike në vend.
Një profesor i Universitetit të Prishtinës mendon se bajraku në këto rrethana i takon nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e PDK-së, Xhavit Halitit.

“Nga përvoja ime modeste politike, 35 vjeçare, mendja më thotë se njeriu që mund të ndihmojë shumë në tejkalimin e “tragjedisë politike kosovare” është z. Xhavit Haliti”, shkruan profesori i UP-së Safet Merovci, transmeton lajmi.net.

Lexoni më poshtë statusin e plotë të tij:

“Thonë se gjithçka e ka një çmim, por jo çdo gjë është në shitje! Veçmas shteti ynë, Kosova, nuk duhet kurrë të jetë në shitje! Thonë, gjithashtu, se asgjë nuk i çorienton më shumë njerëzit se sa e vërteta! E kjo e vërtetë tregon se shteti është në rrezik! Nga përvoja ime modeste politike, 35 vjeçare, mendja më thotë se njeriu që mund të ndihmojë shumë në tejkalimin e “tragjedisë politike kosovare” është z. Xhavit Haliti. Zekë, merre bajrakun politik dhe fol, kurrë pa u ndalë, derisa ky shtet të konsolidohet dhe të delë nga qorrsokaku politik! Shteti po të thërret, ZEKË!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.