Nga: Avni Jashari
Një pjesë e madhe e opinionit qytetarë ka qenë mbrëmë i shqetësuar me pamjet që kanë ngjarë në Kuvendin e Kosovës, pamje të cilat i transmetuan edhe mediet më ta mëdha botërore në faqet e para të tyre, e ato që nuk e transmetuan ishin disa media si Eronews të cilat edhe gjatë luftës në Kosovë gjithherë Kosovën e paraqitnin si një vend ku konfliktin e kishin nisur të ashtuquajturit terrorist siç atë botë disa e cilësonin UCK-në.
Marrja dhe turpi na mbuloi mbarëm, jo shumë nga veprimet sa nga sharjet deri në fyerjet banale. Ai që i fry më së shumti zjarrit që mbrëmë të ndodhin skenare të tilla ishte ambasadori i ri amerikan, Greg Delawie, i cili ditë më parë me deklarimet e tij më befasoi, ngase nga ai personalisht kamë pritur që të jetë urë lidhëse ndërmjet pozitës dhe opozitës për ta gjet një dakord dhe për ti dhanë fund sa ma parë kësaj krize politike.
Ambasadori i ri amerikan shumë shpejt e shpërfaqi fytyrën e vet dhe na tregoi se nuk ndryshon aspak nga paraardhësit e tij: Tina Kaidanow, Christopher Dell dhe Tracey Jacobson.
Asnjëherë populli i Kosovës nuk harron mbështetjen që populli amerikan i ka dhënë në ngritje dhe synimin e aspiratave tona shekullore. Por ShBA-të e posaçërisht të deleguarit e tyre në Kosovë duhet të kenë qasje konstruktive në raport me zhvillimet që ndodhin këtu.
I nderuari ambasador Dellawie, a do ti përkrahnit ju politikanët e tillë në ShBA, kur të njëjtit do të pretendonin t`i falnin mijëra hektarë tokë Meksikës dhe po të njëjtit do të pretendonin ta fusnin një Asociacion të tillë në ShBA? Shumë do të kisha dashtë me ditë se c`far qëndrimesh do të kishit mbajtur në raport me ta!
I nderuari ambasador Dellawie, ju jeni vetëm një i deleguar i një vendi mik këtu dhe kjo nuk u jep ju komoditetin që të ndërhyni direkt në punët e brendshme të shtetit tonë, ngase ata 150 mijë e më tepër qytetar që kanë nënshkruar peticionin kundër këtyre të këqijave nuk janë amerikan, por janë qytetar të Kosovës të cilët kanë vuajtur dhe ende po vuajnë ngase ambasador si ju në vazhdimësi kanë degraduar vendin tonë, madje degradim shkon aq larg sa që edhe për president ju zgjodhët një njeri që doli nga zarfet e juaja dhe pa asnjë vlerë politike e intelektuale.
Në vazhdimësi i nderuar ambasador Dellawie vendi ynë ka pasur administrator e ambasadorë që kanë qenë kasnecë të konflikteve dhe asnjëherë konstruktiv dhe të drejt me gjendjen që ka kaluar dhe po kalon vendi ynë.
E kam potencuar më par po e ripotencoj edhe tani, Kosova nuk është dhe as që do të bëhet aset i ShBA-ve, Gjermanisë apo kujt do qoftë tjetër.
Sot ju i nderuar ambasador, por edhe ju përfaqësues te BE-së, keni vendosur që në Kosovë të mbështetni njerëz të shantazhuar, të korruptuar, të inkriminuar të cilët në raportet e shërbimeve sekretë të NATO-së u cilësuan si udhëheqës të grupeve të krimit të organizua, raporte këto për të cilat ju jeni shumë mirë në dijeni, ngase vetëm në këtë mënyrë ju edhe po arrini që të tillët t`i obligoni të nënshkruajnë marrëveshje në dëm të këtij vendi, dhe në emër të një stabiliteti rajonal ju keni vendosur më ngulmë të mbështesin dhe t`i mbani të tillët në pushtet dhe t`i ngulfatni aspiratat për demokraci e stabilitet në vendin tim. Një është mase e qartë, populli ynë nuk ha bari, gjithçkaje një ditë do ti vij fundi, ngase ju dhe shumë ambasador të tjerë vendin tonë e shihni vetëm sa për ta përfunduar mandatin që u kanë deleguar shtetet tuaja, ndërsa ne nuk jemi në këtë vend për një mandat të caktuar siç jeni ju, ne këtu kemi lindur këtu do të jetojmë dhe këtu do të vdesim. Andaj e ardhmja e fëmijëve tanë na obligon ta ngrehim zërin sa herë që e padrejta pretendon të triumfoi mbi rrugën tonë jetësore… Pa më thuaj i nderuar ambasador Dellawie, a nuk do ta bënit edhe ju të njëjtën gjë për fëmijët tuaj dhe atdheun tuaj…!
Fjalët e mëdha të ish – Presidentit amerikan George W. Bush në këtë rast do të ishin mase të duhura “MJAFTË ËSHTË MJAFTË”, e kur t`i vije fundi këtij frustrimi (e që nuk është fare larg) shpresoi e besoi se ju ambasador Dellawie dhe të gjithë ju përfaqësues ndërkombëtar të mbani qëndrimin e duhur karshi popullit dhe karshi të drejtës, ngase tani jeni duke e mbështetur anën e errët politike të këtij vendi.