Vetëvendosje, AAK dhe NISMA për Kosovën kanë vazhduar edhe sot të kërkojnë tërheqjen e Kosovës nga dy marrëveshjet, njërën me Serbinë e tjetrën me Malin e Zi, në të kundërtën kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë.
“Ne, si Opozitë, të vedisjshëm se ju e përmbyset Kuvendin dhe se Qeveria është jolgjitime, do të vazhdojmë të rezistojmë deri në tërheqjen e vendimeve të dëmshme. Tërheqje ose Dorëheqje”, thuhet në kërkesën e tri partive opozitare.
VV, AAK e NISMA i ka bërë thirrje Qeverisë t’i ndalë fyerjet dhe dhunën që po ushtron mbi opozitën, shkruan Gazeta Express.
Partia e Ramush Haradinajt, Fatmir Limajt e Visar Ymerit kanë përsëritur qëndrimin se nuk do të lejojnë mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit pa u tërhequr marrëveshjet e dëmshme.
Këto janë kërkesat e opozitës të artikuluara sot në një konferencë për shtyp.