Akademiku serb Matija Beçkoviq ka folur për pavarësinë e Kosovës dhe për mundësinë që Kosova të bëhet anëtare e UNESCO-s.
“Serbinë po e shantazhojnë që ta njohë pavarësinë e Kosovës, për shkak se ata e dinë se nga ajo, (nga Serbia), varet nëse Kosova është e varur ose jo . Edhe po mund ta njohë e gjithë bota, nëse nuk e njeh Serbia, kjo nuk do të thotë asgjë”, ka thënë Beçkoviq duke u përgjigjur në pyetjen e gazetës “Veçernje Novosti”, lidhur me pavarësinë e Kosovës, transmeton Koha.net.
Beçkovoq është për përgjigjur me cinizëm për gjasat e pranimit të Kosovës në UNESCO.
Në pyetjen nëse Kosova do të pranohet në këtë organizatë të Kombeve të Bashkuara, ai e është përgjigjur : “Pyetja ka mundur të bëhet ndryshe: A do t’i shndërrojë UNESCO piromanët në zjarrfikës“.
Akademiku serb ia sheh për të madhe Bashkimit Evropian, që sipas tij, e respekton më shumë Turqinë se Rusinë.