Një autobus me turistë shqiptarë në bord ka marrë flakë në Itali në një autostradë që lidh Peskarën me Ortonen.
Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ndodhi pasditen e djeshme. Fatmirësisht falë ndërhyrjes së shpejtë të forcavee zjarrëfikëse dhe policisë nuk pati të lënduar në radhët e pasagjerëve.
Autostrada qëndroi e bllokuar për disa orë. Policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit./Lapsi/