Lajmet e fundit

Rama në Bruksel për çështjen e refugjatëvë (Foto)

Kryeministri Shqipërisë Edi Rama është në Bruksel në samitin e organizuar nga Presidenti i KE’së Jean Claude Juncker.

“Sot në Bruksel, për samitin e organizuar nga Presidenti i KE Jean-Claude Juncker dhe Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel me fokus krizën e refugjatëve. Shqipëria nuk është e prekur ende nga fluksi i refugjatëve të cilët nisen nga Siria dhe Afganistani e përmes Ballkanit, vijojnë në drejtim të Gjermanisë, Austrisë, Suedisë. Por Ballkani ka një rol për të luajtur në këtë krizë dhe ky takim i shërben domosdoshmërisë për t’u koordinuar në nivel rajonal dhe europian, ku Shqipëria ka detyrimet e veta në këtë moment kaq delikat për atë që jemi e për atë që do të jemi nesër të gjithë së bashku si europianë”, shkruan Rama në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published.