Lajmet e fundit

Liderët e BE-së dhe Ballkanit me plan për krizën e migrantëve

Liderët e Eurozonës dhe ata të Ballkanit janë dakorduar në takimin e djeshëm, për një plan 17 pikësh përmes të cilët synohet të menaxhohet fluksi i migrantëve, përmes vendeve të Ballkanit.
Presidenti i BE-së Jean-Claude Juncker ka thënë se plani përfshinë edhe krijimi i 100 mijë vendeve të reja për, në qendrat për regjistrim të migrantëve, përgjatë rrugës nga Greqia deri në Gjermani, shkruan rel.

Juncker ka thënë Agjencia e OKB-ës, për Refugjatë (UNHCR) do të ndihmojë në krijimin e 50 mijë vendeve në Greqi dhe pjesa tjetër do të krijohet në vendet transitore të Ballkanit.

Juncker ka thënë se të gjithë liderët e Ballkanit janë dakorduar për të ndarë informata rreth valës së migrantëve dhe janë zotur se nuk do të ndërmarrin vendime të njëanshme.

Agjencia e kufijve të BE-së, Frontex, pritet të bëjë regjistrimin e të migrantëve në hyjnë në kufijtë përmes Maqedonisë dhe Greqisë. Juncker u ka thënë gazetarëve se “politika pranimit të migrantëve pa regjistrim, duhet të ndalet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.