Lajmet e fundit

Vriten dy policë dhe shtatë militantë të Shtetit Islamik në Turqi

Dy policë turqë dhe shtatë militantë të Shtetit Islamik kanë mbetur të vrarë gjatë një përleshje me armë pasi policia bastisi më shumë se një dyzinë të shtëpive në juglindje të Turqisë.

Sipas burimeve të agjensisë së lajmeve Reuters, përleshjet në rrethin Kayapinar të qytetit kryesisht kurde të Dijarbakirit janë duke vazhduar.
Katër policë të tjerë janë plagosur, ndërsa tre militantë të Shtetit Islamik janë kapur të gjallë.

Autoritetet turke kanë zgjeruar operacionet për kontrollimin e militantëve të Shtetit Islamik pas sulmeve vetëvrasëse në Ankara, ku mbetën të vrarë më shumë se 100 njerëz.
Javën e kaluar, presidenti turk Tajip Erdogan, tha se përveq militantëve të Shtetit Islamik, pas sulmit në Ankara qëndrojnë edhe militantët kurdë dhe sirianë.
Sipas tij, militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe policia sekrete siriane ‘”Mukhabarat” kanë bashkëpunuar me Shtetin Islamik për sulmin që ndodhi me 10 tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.