Lajmet e fundit

Nesër mbledhja e Kryesisë, vendoset për seancën e ardhshme të Kuvendit

Zyra për komunikim me mediet e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbaj mbledhjen e Kryesisë me shefat e grupeve parlamentare, në të cilën, përveç tjerash, do të diskutohet edhe për përgatitjen për seancën e ardhshme.

Megjithatë, ajo çka dihet deri tani është që opozita nuk ka ndërruar qëndrim dhe do të insistojë të mos mbahet asnjë seancë, deri në tërheqjen e marrëveshjes me Serbinë dhe atë me Malin e Zi.

Sipas njoftimit të Kuvendit, në këtë mbledhje të Kryesisë do të miratohet procesverbali nga mbledhja e mëparshme, si dhe do të diskutohet për përgatitjen e seancës plenare, në të cilët përveç kohës për deklarime jashtë rendit të ditës dhe koha për pyetje parlamentare do të miratohet procesverbalit nga seanca e mëparshme.

Kryesia po ashtu do të vendosë nëse në seancën e ardhshme do të shqyrtohet Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e Bashkëpunimit për Zhvillim: “KSV/018: Mbështetje Institucionale dhe Teknike për Sistemin e Furnizimit me Ujë në Rajonin e Mitrovicës”, Projektligji për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, Projektligji për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar dhe Projektligji për Mjekësinë Ligjore.

Po ashtu, nesër do të vendosët nëse deputetët në seancën e radhës do të shqyrtojnë Projektligjin për patentë shofer, Projektligjin për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, si dhe Projektligjin për letërnjoftimin.

Kryesi do të vendosë po ashtu nëse në seancë do të shqyrtohet raporti i Komisionit për Punë të Jashtme për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për shërbimin konsullor, të misioneve diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës, rekomandimet lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Integrimeve Evropiane për vitin 2014, Rekomandimet lidhur me raportin e auditimit të performansës për mirëmbajtjen dhe servisimin e veturave zyrtare, si dhe raportin e auditimit të pasqyrave financiare për Ministri në e Administratës Publike, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Doganën e Kosovës dhe Policinë e Kosovës për vitin 2014, Raportin e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2014, Raportin për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2015, si dhe përzgjedhjen e një anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.