Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës (MPB), të cilën e udhëheq Skënder Hyseni, ka shpallur fituesit e të nderit në vlerë prej rreth 710 mijë euro për servisim të automjeteve zyrtare, transmeton portali “INFOKUSI”.
Kjo ministri, fitues të tenderit për mirëmbajtje dhe servisim të automjeteve të tipit ‘VW’ e ka shpallur kompaninë “Baki Automobile”, e cila ka konkurruar me një çmim prej rreth 485 mijë euro. Ndërsa kompania ‘AGS’ ka fituar tender në vlerë prej rreth 150 mijë euro për servisimin e automjeteve të vogla.
Për mirëmbajtjen dhe servisimin e automjeteve dhe kamionëve fitues është shpallur kompania ‘Besi& AutoGrezda’, e cila ka konkurruar me nj çmim prej mbi 43 mijë euro, transmeton portali “INFOKUSI”.
Për mirëmbajtjen dhe servisimin e automjeteve të tipit ‘Hyundai’, tenderin në vlerë prej rreth 32 mijë euro e ka fituar kompania ‘Miri’.
Sipas përshkrimit të lëndës së kontratës, mirëmbajtja dhe servisimi përfshinë servisimin e rregullt, ndërrimin e pjesëve sipas nevojës për departamentet e MPB-së dhe Inspektoratit Policor të Kosovës./INFOKUSI.COM