Lajmet e fundit
Ismajli pjesëmarrës në takimin e ministrave për energji në Beograd

Ismajli pjesëmarrës në takimin e ministrave për energji në Beograd

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Fadil Ismajli do të marrë pjesë në takimin e 11-të të Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë që këtë radhë mbahet në Beograd, ndërsa marrin pjesë shtetet anëtare të Traktatit të Komunitetit të Energjisë si dhe përfaqësues të Komisionit Evropian.

Ministri i Zhvillimit Ekonomike Fadil Ismajli, është ministri i dytë i cili merr pjesë në një takim n ë Beograd pas Ministres së Integrimeve Europinae Vlora Çitaku.

Në këtë takim janë paraparë të diskutohen çështjet me interes të veçantë si: Efiçienca e Energjisë, Termocentralet, implementimi i Traktatit të Energjisë me theks në implementimin e Pakos së Tretë të Bashkimit Evropian, Strategjia e Energjisë në nivel të rajonit, Projektet me interes të Komunitetit të Energjisë si dhe implementimi i mekanizmit për kompensim ndërmjet OST (ITC-Inter TSO Compensation).

Ne këtë takim Këshilli Ministror i Komunitetit të Energjisë pritet që të diskutojë edhe Raportin Vjetor të aktiviteteve të Komunitetit të Energjisë, buxhetin, programin e punës dhe çështjet tjera që lidhen me funksionimin e tij.

Ndryshe, vlen të theksohet se kjo është hera e parë që një ministër i Zhvillimit Ekonomik i Republikës së Kosovës merr pjesë zyrtarisht në një takim të nivelit ministror në Beograd.

Leave a Reply

Your email address will not be published.