Kreu i LDK-së Isa Mustafa, tashmë kryeministër i vendit, përderisa po tentonte që së bashku me LVV-në, AAK-në dhe NISMA, të krijoni koalicionin qeveritar, kishte akuzuar rëndë PDK-në duke thënë se PDK ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, i cili sipas Mustafës po interpretohej në mënyrë implicite dhe po mohonte demokracinë.
Madje Mustafa aso kohe shkruante në Facebook, se një vendim i tillë i Gjykatës Kushtetuese, po e bënte PDK-në të sillej si shumicë në kuvend edhe pse i kishte vetëm 36-të deputet, nga 120-të sa ka në total kuvendi.
Më tej LDK-ja e Mustafës, ndërroi taborrin duke u radhitur krah PDK-së dhe duke harruar krejtë akuzat e bëra në drejtim të PDK-së.
Sot kur koalicioni PDK-LDK, po përballet me bllokadën e opozitës në Kuvendin e Kosovës, pikërisht nga koalicioni ku dikur ishte e pozicionuar LDK-ja e Isa Mustafës, ky i fundit nuk i ka kursyer kritikat duke i quajtur ata si bllokues të kuvendit dhe proceseve demokratike në vend.
Athua pas një kohe cili do të jetë qëndrimi i LDK-së dhe Isës, si për partnerin e tyre të tanishëm të koalicionit, ashtu edhe për opozitën e tanishme.
Fotoja në vijim, të cilën ua sjellë në rikujtesë Infokusi.com, është marrë kohë më parë nga njëri prej statuseve në Facebook të Kryeministrit Isa Mustafa dhe i cili tashmë e ka mbyllur llogarinë e tij në Facebook, me arsyetimin se profili i tij po sulmohej vazhdimisht nga njerëz të pa ndërgjegjshëm