Zv.kryesuesi i Departamentit të Sigurisë, në AAK, Bahri Gashi, thotë Thaçi luajti avokatin e djallit, kur solli prova për ta sulmuar opozitën. Sipas Gashit, Qeveria duhet që në hyrje të Kuvendit ta bëj testin e tradhëtisë.
“Në hyrje të Kuvendit para së gjithash duhet me vendos #Testin e #Tradhtisë dhe jo të merret roli i “avokatit të djallit” lidhur me provat, qofshin ato shishe qelqi apo gurë. #Cilësimi dhe vërtetimi nuk duhet të vijë nga ministri i punëve të jashtme, por nga ministri i punëve të brendshëm. Mos i ngatërroni rolet! #Qeveria me #testinetradhëtisë drejt rënjes së sigurtë”, ka shkruar Bahri Gashi bë profilin e tij në Facebook.