Futbollisti që gëzoi së fundmi zemrat e tifozëve Kuq e Zi duke zgjedhur Shqipërinë, Loret Sadiku, mund ta vazhdojë karrierën në një ndër kampionatet më të forta në botë, Bundesligë.
Paraqitjet fantastike me gjigantin suedez Helsingborg, duket që kanë arritur edhe në Gjermani.
Skuadra e njohur e këtij vendi, Schalke 04, ka shprehur interesim për mbrojtësin kosovar dhe dëshiron ta ketë atë në radhët e veta në të ardhmen. Kështu të paktën raporton e përditshmja kosovare “Arena”, e cila thirret në burimet e saj.
Të kujtojmë që pika e dobët e skuadrës nga Gelsenkircheni në këtë edicion është pikërisht reparti i mbrojtjes.
Në nëntë ndeshje të zhvilluara, Mbretërit e Kaltër kanë pësuar plot 19 gola, duke u bërë kështu ekipi i pestë me më së shumti gola të pranuar në Bundesligë.