Lajmet e fundit

Finsik Ismjalin e kërcënojnë me prerje të qafës nëse e prek PDK-në (Foto)

Deputeti i Vetëvendosjes, Finsik Ismajli i cili tash e sa kohë po përplaset ashpër me deputetët e PDK-së, e sidomos me kryetarin  Kuvendit, Kadri Veselin ka marrë një kërcënim shumë të rëndë. Në rrjetin e tij social në Facebook, Ismjalit i ka shkruar një qytetar me emrin Armend Mehmeti, ku i ka thënë se nëse do ta prek PDK-në, ai do t’ia pres qafën me skalper, raporton Gazeta Blic.

“…ikush shumë shpejt ka me të mbulu me mbuloje të bardhë si shumë të tjerë që janë mbulu në Kosovë”, ka shkruar Mehmeti.

Në anën tjetër, deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismajli, i cili e ka denoncuar publikisht kërcënimin ndaj tij, ka thënë se kësaj pune do t’i shkoj deri në fund, raporton Gazeta Blic.

“Kerrcënimi i rradhës. Këtë herë kam me e ndjekë deri në fund, se deri tash i kam lanë mbas dore. Kanosje ndaj personit zyrtar.”, ka shkruar ai në FB.

 

12179021_906805476034989_549033848_n (1) 12179021_906805476034989_549033848_n

Leave a Reply

Your email address will not be published.