Në këtë raport prej 19 faqesh, Lëvizja Vetëvendosje përmblodhi te gjitha zhvillimet politike në Kosovë pas zgjedhjeve te 8 qershorit te 2014.
Boiken Abazi, i cili është edhe hartues i këtij raporti, tregon arsyen dhe qëllimin e publikimit te tij me 21 nëntor ne webfaqen e VV-së,njofton Klan Kosova.
Një kopje te këtij dokumenti tashmë e kanë pranuar shumica politikanëve në rajon dhe më gjerë te cilët i përkrahin politikat e Lëvizjes Vetëvendosje.
Këta janë kujdesur qe ketë publikim ta kenë edhe mediat me te fuqishme në botë.
Ndërsa nga shumica e atyre qe e pranuan morën edhe përkrahje, partia socialiste franceze, me një herë pas marrjes se këtij raporti, ja ka adresuar ministrisë se jashtëm te këtij shteti.
Ky dokument raport nuk ju është dërguar edhe ambasadave , pasi sipas Abazit me to kanë takime të shpeshta dhe shqetësimet qe kanë jua kanë thënë gojarisht.