Sonte para qeverisë së Maqedonisë është protestuar. Protestuesit kanë brohoritur “Nikolla ik, Nikolla ik”, duke shprehur pakënaqesinë e tyre, për sic thanë, jo funksionimin e shtetit për rastin vdekjeve të pacientëve në spitalet e Maqedonisë, për pasigurinë në komunikacion ku thuajse çdo ditë shkelet nga një qytetar dhe për mungesën e zgjidhjes së krizës politike në Maqedoni, transmeton Zhurnal.
“Krejt kjo vjen si pasojë e mungesës së rregullit dhe ligjit që lidhet ngushtë me mungesën e zgjidhjes së krizës politike në Maqedoni’, u shprehen protestuesit./Zhurnal/