Lajmet e fundit

Rrini drejtë, folni pak, qeshni shumë

Shkruan: Enis Reçica

Po e fillojmë me një lloj motoje, e këtë fjali të marrur nga dashamirët e episodeve. Sepse, episodet janë të kosovarit, dhe të gjithë jetojmë në një ambient të njëjtë. Jetojmë në Kosovë.
Prandaj, kjo moto po të funksionoj si duhet, po të praktikohej tamam siq thuhet, jeta kosovarit do të ishte shumë ndryshe nga kjo që po e jetojmë. Dhe nuk besoj që të gjithë kosovarët janë të kënaqur me këtë jetë kosovari. Andaj, sikur të rrinim drejt, jo fizikisht, por edhe fiziku ynë, trupi ynë po të rrinte drejt është e shëndetshme. Dhe si pasoj e një shëndeti të mirë edhe në kontekstin e vendimeve të drejta do të jemi më të mirë, do të jemi më të shëndetshëm. Vendime të shëndetshme. Vendime të drejta.
Të flasim pakë. Edhe pse diskutimet e kundërta japin fryte të mira. Por diskutimet e shumta të paarsyeshme dhe të panevojshme vetëm sjellin probleme. Ato, jo që sjellin probleme, por sjellin edhe mos koncentrik për të ardhur tek rezultatet. Shumë më shumë na duhet mendimet e tepërta dhe fjalët e pakta. Populli edhe ashtu thotë që “tre herë mendo e një herë fol”. Sa më pak fjalë, sa më shumë mendime, aq më shumë vendime të mirë, aq më shumë rezultate të mira.
Dhe doemos, nëse qëndrojmë drejt me punët tona, pa keqpërdorime, pa manipulime, pa ndikime dhe infiltrime personale dhe të gjitha këto pa fjalë të shumta, por me mendime të shumta, doemos arrijnë rezultatet e mira. Pas rezultateve të mira, na vije qetësia dhe buzëqeshja nga suksesi që po e shohim.
Të qëndrojmë drejt me vetën dhe të gjithë të tjerët. Të flasim pak gjëra të kota, dhe më shumë mendime të frytshme. Dhe të qeshim, sepse buzëqeshja është fryt i punëve të mira, madje me buzëqeshje afrohemi ndaj njëri tjetrit për punë të mira.

Leave a Reply

Your email address will not be published.