Lajmet e fundit

Kërcenohet zëvendësministri grek i Financave

Zëvendësministri grek i Financave Trifon Aleksiadis dje mori një letër, në të cilën është krahasuar me një bashkëpunëtor të forcave gjermane, të cilët e okupuan Greqinë në Luftën e Dytë Botërore, të shoqëruar me një plumb në zarf, kumtoi Ministria e Financave.
Aleksiadis, i quajti dërguesit e letrës “psikopatë fashistë”. Ai shtoi se atë që e kanë bërë i jep më shumë guxim të luftojë kundër shmangies së tatimeve dhe kundër korrupsionit.

Në letër dërgohet kërcënim se ai dhe familja e tij do ta kuptojnë se çka është frika. Ajo është nënshkruar me yll të kuq  nga një grup i panjohur, emri i të cilit në përkthimin e lirë do të thotë “Fraksioni i kuq”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.