Lajmet e fundit

Zhvillimet aktuale politike të rrezikshme për Kosovën, do të prekët edhe ekonomia!

Ekspertet e ekonomisë vlerësojnë se zhvillimet e fundit politike janë të rrezikshme në shtet ndërtim të Kosovës, sipas tyre situata e tillë e ka prekur edhe ekonominë e vendit. Po ashtu njohësit të ekonomisë paralajmërojnë se edhe në këtë vit mund të ndodh që të ulet norma krehasuar me të gjitha vitet e pasluftës, ashtu siç kishte ndodh edhe në vitin e kaluar.

Në një prononcim për Blic eksperti i ekonomisë, Ibrahim Rexhepi ka folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, duke i vlerësuar si të dëmshme, ai ka pohuar se situata e tillë do të ndikoj edhe në ekonomi e vendit.

Ibrahim Rexhepi

„Situatën aktuale duhet kuptuar si ekscesive dhe shumë të rezikshme sa i përket ndërtimit të shtetit në Kosovë. Punë, e cila zhvillohet në rrethana të pazakoshme, apo nën kërcënimine dhunëse, do të reflektoj me rënie ekonmike“, ka thënë Rexhepi, raporton gazetablic.com

Po ashtu në këtë situatë politike sipas ekonomistit Rexhepi investitorët presin çfarë po ndodhë në rrafshin politik, duke mos pasur interesim për negocim më këtë qeveri.

„Ata do të hezitojnë të negociojnë me këtë qeveri, jo pse ajo nuk ka legjitimitet i dalë nga zgjedhjet,por nuk po duket përspektive- çfare do të jetë ajo“, ka thënë Rexhepi.

Rreth vendimit për rrijten e pagave të asistencës sociale dhe të penzionistëve, tek në vitin 2016 mund të akomodohemi rreth kësaj çështje, pohon përcjellësi i ekonomisë.

„Ne mund të flasim për rritje të përfitimeve të ndryshme individuale, madje edhe mund të kenë implikime serioze në buxhet. Mirëpo, që të gjitha janë te sanueshme, krahasuar me situatën e rëndë, madje edhe të frikshme që po mbretëron. Tek e fundit, të këto ndarje mund të akomodohen me rastin e miratimt të buxhetit për vitin 2016, i cili domosdo se duhet të ndodhë, me këtë qeveri, apo me ndonje tjetër“, ka thënë ai.

Ndërsa përgjegjësia për këtë situatë të rënd politike dhe po ashtu me ndikim negativ në ekonomi të vendit, i takon pa dyshim qeverisë por s’mund të shfajsohet as opozita, pohon Rexhepi.

„Përgjegjës: Pa dyshim se është pozita, mirëpo, nuk mund të shfajësohet as opozita, e cila nuk po tregon as me të voglin disponim për dialog, për bisedime. Por, në vend të saj manifeston dhunë dhe urrejtje. Madje po kultivon edhe një fjalor mjaft ofendues“, tha Rexhepi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.