Flamujt që ishin të vendosur nëpër shtyllat e ndriçimit nëpër kryeqytet me rastin e vizitës së kryeministrave Erdoganit dhe Rama në Kosovë, nuk ishin vendosur mirë.
Nga pakujdesia e vendosjes së tyre flamuri i Kosovës kishte rënë në rrugë dhe ishte shkelur nga veturat që kalonin afër Pallatit të Rinis.
Për disa minuta Flamuri ka qenë në asfalt dhe askush nga ngasësit e veturave nuk ka dalë ta largonte.
Standardi.info ka arritur t’i kap momentet kur një djalosh vendos ta largon nga rruga flamurin e Kosovës, për ta lënë në rrethojat e një parkingu në kryeqytet.
Flamuri i Kosovës nuk është edhe aq i pëlqyer në mesin e shumë Shqiptarëve të Kosovës, për shkak që konsiderojnë se nuk përfaqëson popullin dhe identitetin e tyre.