Presidentia e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga është duke u angazhuar për ti ‘zbutur’ raportet politike mes palës në pushtet dhe asaj në opozit.
Në një prononcim për Gazeta Blic Zyra për Informim e Presidentes Jahjaga, ka bërë me dije se e para e shtetit është duke u angazhuar me qëllim të përmisimit të gjëndjes.
“Krahas angazhimi, Presidentja Jahjaga është duke i shqyrtuar hapat e saj të ardhshëm brenda kompetencave dhe rolit të saj kushtetues me qëllim të garantimit të funksionimit demokratik dhe kushtetues të institucioneve të Republikës së Kosovës, raporton gazetablic.com