Lajmet e fundit

Mbahet seanca e parë dëgjimore në Beograd për masakrën e Tërnjes

Pas tri shtyrjeve të seancave që kanë qenë të parapara të mbahen në muajt maj, korrik dhe shtator, sot është zhvilluar seanca e parë dëgjimore e dëshmitarëve kundër të akuzuarve të ushtrisë jugosllave Pavle Gavriloviq dhe Rajko Kozlin.

Gavriloviq dhe Kozlin akuzohen për vrasjen e 27 civilëve në fshatin Tërnje me 25.03.1999.

Seanca ka nisur në orën 9:30 në Gjykatën për krime të luftës në Beograd, ku hapja e seancës u bë nga kryetarja e trupit gjykues Mirjana Iliq, transmeton Indeksonline.

Dëshmitar i pare që dëshmoj ishte Bekim Gashi i cili tregoi se me datën 25.03.1999 ai kishte humbur nënë, pas tij dëshmoj Arife Gashi e cila kishte humbur burrin dhe dy djemtë dhe dëshmitarja e fundit ishte Gjyla Gashi e cila ka te vrarë burrin dhe vajzën.

Seanca do të vazhdojë edhe nesër ku priten të dëshmojnë dëshmitarët Milaim Gashi,Hamide Gashi,Shyqerije Gashi dhe Elizabeta Krasniqi .

Pavarësisht provokimeve të shumta nga ana e avokatëve të të akuzuarave Pavle Gavriloviq dhe Rajko Kozlina, gjykimi ka shkuar mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.