Lajmet e fundit
VV: Fushë Kosova e ka shansin për ndryshim

VV: Fushë Kosova e ka shansin për ndryshim

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti tubim me banorët e fshatit Sllatinë të Fushë Kosovës, ku pjesëmarrës ishin kandidati për Kryetar të Komunës, Ylber Islami, Kryetari i VETËVENDOSJE!-s, Albin Kurti, si dhe kandidatët për Kuvendin Komunal.

Tubimin e hapi kandidati për Kryetar të Komunës,Ylber Islami, i cili shpalosi para banorëve alternativën qeverisëse të VETËVENDOSJE!-s për Fushë Kosovën, Duke përmendur problemet e shumta që kanë mbetur të pazgjidhura tash e 14 vite, Islami ka folur për zhvillimin ekonomik, përkrahjen e bujqësisë, departizimin e arsimit, planifikimin urban, funksionimin e sistemit shëndetësor, rregullimin e rrjetit të ujësjellësit e kanalizimit dhe një mori çështjesh të tjera.

“Ne do të bëjmë ndërtimin e fushave të futbollit nëpër fshatra, funksionimin e Shtëpisë së Kulturës në Fushë Kosovë, rithemelimin e teatrit të qytetit, edhe rirregullimin dhe funksionalizimin e kësaj Shtëpie të Kulturës këtu në Sllatinë, në të cilën nuk është bërë asnjë investim deri më tash”,  ka thënë ndër të tjera Islami, duke shtuar se për të pasur komuna zhvillim, duhet të ndalim këtë korrupsion e t’i dënojmë të korruptuarit.

Kryetari i Lëvizjes VËTËVENDOSJE!, Albin Kurti, tha se VETËVENDOSJE! është subjekti i vetëm që ka Alternativë Qeverisëse. Alternativa jonë është e bazuar në shtetin e së drejtës, ku korrupsioni goditet së pari tek më të korruptuarit, pra në majat e sistemit; e bazuar në shtetin zhvillimor që ka për qëllim zhvillimin ekonomik të bazuar në prodhim; dhe në shteti social, që do të jetë edhe universal, pasi që të gjithë do të paguajnë për të mirën e përgjithshme, edhe solidar, pasi që se ata që kanë të ardhura më të larta, do të paguajnë më shumë për të mirën e përgjithshme. “Ne do të qeverisim dhe nuk do të sundojmë. Me rritjen e buxhetit do të bëjmë edhe rritjen e mirëqenies. Neve nuk na duhet rritje ekonomike prej 3% ose 4%, e më pas kjo rritje të shkojë nëpër xhepat e pakicës”, ka thënë në mes të tjerave Kurti.

Në fund të këtij tubimi, pati bashkëbisedim me qytetarët për gjendjen e rëndë sociale dhe ekonomike në Fushë Kosovë, si dhe degradimin e secilit sektor në këtë Komunë. Qytetarët u shprehën të zhgënjyer me pushtetin aktual, dhe theksuan nevojën për ndryshim. Ata do të dalin masivisht në këto zgjedhje, për ta bërë këtë ndryshim bashkë me VETËVENDOSJE!-n

Leave a Reply

Your email address will not be published.