Anëtari i Kryesisë së AAK-së Bahri Gashi, vlerëson se nënshkrimi i MSA –së me Kosovën është e arritur në rrugën euroatlantike për Kosovën.
“Nënshkrimi i MSA –së me Kosovën është e arritur në rrugën euroatlantike për Kosovën.
Mbështjeta e AAK-së për MSA-në e plotë dhe për UNESCO-n, është koherencë në politikat tona për koncensues nacional ndaj të arriturave të Kosovës në prespektivën euroatlantike të Kosovës. Në Kosovë nuk ka dilema lidhur me orientimin properendimor të Kosovës dhe shoqërisë së saj në përgjithësi, por shqetësimi real qëndron tek paaftësia e brendshme negociouese e qeverisë në raport me deformimin e dialogut dhe sidomos të dy marrëveshjeve të fundit në dëm të Kosovës. Marrëveshja e Asociim Stabilizimit vie edhe si rezultat i presonit publik ndaj rrethanave të krijuara edhe për Komisionin Evropian në raport me nevojën që Kosova pa fusnotë të përfitoj më shumë nga raportet e dialogut me shtetin fqinjë Serbinë, e që paraqet hapin e parë formal drejt anëtarësimit të plotë në BE”, shkruan Gashi në profilin e tij në Facebook./BS