Lajmet e fundit

Ideja e politikanes serbe për bashkimin e Kosovës me Serbinë

Kosova duhet t’i bashkohet Serbisë, në të njëjtën mënyrë siç e kishte bërë Krimea ribashkimin me Rusinë pas referendumit të viti 2014, ka thënë liderja e Partisë Demokratike të Serbisë, Sanda Raskoviq-Iviq, shkruan agjencia ruse e lajmeve Sputnik, përcjellë Klan Kosova.

“Referendumi me 16 mars 2014 rezultoi me ribashkimin e Krimesë me Rusinë. Ne shpresojmë se Kosova do të veprojë njëjtë në raport me Serbinë”, tha Raskoviq-Iviq.

Sipas politikanes, kampanja për ribashkimin e Kosovës me Serbinë duhet të fillojë me shembullin e Krimesë.

Raskoviq-Iviq arsyetojë shpjegimin e saj duke sqaruar se “Kosova është shqiptare aq sa Krimea është ukrainase”.

“Kosova me Kushtetutën e Serbisë është një regjion i Serbisë nën emërtimin Provinca Autonome e Kosovës dhe Metohisë. Por, në fakt, nuk kontrollohet nga autoritete serbe”, tha Raskoviq-Iviq.

klankosova.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published.