Kjo deklaratë e Kadri Veselit rreth mesditës nuk ngjalli asnji reagim nga partitë opozitare, derisa Televizioni Rrokum insistoi te tri prej tyne për me marrë qendrimet.
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Ahmet Isufi tha se deputetëve të pozitës duhet me ju ba testi i ADN’s.
Ndërsa për zadhanësin e Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi ky asht asht absurditet i kryekuvendarit Veseli.
Krasniqi ka shtue se deklaratat e Thacit në KlanKosova dhe të Kadri Veselit sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, janë rezultat i faktit se këta po dojnë me e mbule ikjen e tyne në sallën e Kuvendit.
Edhe pse televizioni ka provue disa herë, nuk kemi mund me marrë edhe reagimin zyrtar të partisë tjetër opozitare, Nismës për Kosovën.