Lajmet e fundit

Zemaj: Vrasja e Ukë Bytyqit, akt i shëmtuar dhe qyqar

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se vrasja e Ukë Bytyqit ishte një sulm në institucionet e Kosovës, ishte akt i shëmtuar dhe qyqar.

Zemaj në një postim në Facebook ka thënë se askush nuk mund ta ndalë Kosovën dhe popullin e saj të ecë përpara.
Lexoni postimin e plotë:
Vrasja e Ukë Bytyqit ishte një sulm në institucionet e Kosovës, ishte akt i shëmtuar dhe qyqar. Ata që vranë Uken kishin për qellim ta vrasin ardhmërin e Kosovës.
Askush nuk mund ta ndalë Kosovën dhe popullin e saj të ecë përpara, as ata që Kosovën dhe drejtësin e duan si pronë të tyre.
Kosova sot u afrua një hapë më afer për në BE, aty ku Ukë Bytyqi e donte vendin e tij.
Lavdi jetës dhe veprës së Kryetarit Ukë Bytyqi.
Sot përkujtojmë dëshmorët e lirisë; Ukë Bytyqi, Bafti Bajrami dhe Bajram Bytyqi.
Therandë;
27.10.2015

Leave a Reply

Your email address will not be published.