Ambasada gjermane në Prishtinë ka pritur me kënaqësi lajmin për rikthimin e rektorit të UP-së, Ramadan Zejnullahu, në vendin e tij të punës.
“Ne jemi shumë të kënaqur me lajmin se rektori i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu është rikthyer në zyre”, thuhet në postimin e Ambasadës Gjermane.
“I dëshirojmë durim dhe vullnet të fortë që të vazhdojë me reformat në UP në mënyrë që të sigurohet se universitetit mund të ofrojë kualitete të lartë të arsimit për studentët e tij”, thuhet në postimin e shkruar nga ambasada gjermane në Prishtinë.