Lajmet e fundit

Krasniqi: Opozita, mohues kronik

Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqin ditëve të fundit nuk është marrë fare me opozitën, duke u përkushtuar më shumë për fermerët kosovarë. Por, dita e nënshkrimit të MSA-së ndërmjet Kosovës dhe BE-së ia ndryshoj mendjen. Ai ka akuzuar partitë opozitare se janë duke mohuar çdo të arritur të qytetarëve të Kosovës.
“Mohuesit e shtetit të Kosovës, që i kanë zhvlerësuar të gjitha të arriturat e vendit dhe të qytetarëve tonë në vazhdimësi, sot po e mohojnë edhe Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, që u nënshkrua sot ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në Facebook.

Sipas tij, nënshkrimi i MSA-së është hapi më i madh që është bërë në procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe e gjithë bota po e vlerëson si te tillë.

“Por jo edhe mohuesit që derdhin lot krokodili. Duket se për të tillët izolimi i qytetarëve tanë është me i pëlqyeshëm sesa integrimi i tyre dhe ekonomia e planifikuar është më e pëlqyeshme sesa ekonomia e tregut te lirë”, ka shtuar ai.

Në fund, Krasniqi ka ironizuar në opozitën duke thënë se për këta mohues kronik është lajm i keq edhe avancimi i Kosovës nga vendi i 75-te në vendin e 66-te në botë, në rangimin e raportit “Të bërit biznes”, publikuar sot nga Banka Botërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.