Nuk ka ndërmend të lëvizë nga dera e Ambasadës Shqiptare në Romë, derisa të pranohet nga kreu i saj. Ai është Renato, një shtetas italian, historia e të cilit është shumë e koklavitur dhe e ndërlikuar, por tani ai ka vetëm një qëllim, të shpëtojë jetën e djalit të tij të vogël më pak se 7 vjeç.
Nuk ka gjetur asnjë ndihmë nga qyteti i Latina apo edhe institucionet italiane dhe kështu që gjeti një zgjidhje të re. E vetmja mënyrë për të shpëtuar djalin e tij Emilio, me sëmundje të lindur të zemrës dhe në rrezik për jetën, është duke kërkuar azil në Shqipëri për të lejuar djalin e tij të shtrohet në “Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza”, shkruan Panorama.
Por si vjen kjo kërkesë deri tek ambasada shqiptare në Romë dhe përse nuk mundet dot të gjejë zgjidhje në Itali? Renato, është dashuruar me një grua nga Filipinet dhe nga kjo marrëdhënie në distancë mes Italisë dhe Filipineve, ka lindur Emilio. Pasi ai erdhi në jetë, familja e djalit të vogël u përpoqën të kalojnë vendin e origjinës së gruas, por pa sukses.
Në dhjetor të vitit të kaluar, Emilio është diagnostikuar me defekt në zemër. I ati bëri ç’është e mundur për ta sjellë në Itali, por nuk mundi dhe ai tani jeton në vendlindjen e të ëmës. Përse? Sepse gruaja nga Filipinet rezulton e martuar me një burrë tjetër prej 12 vitesh, por për një kohë të gjatë nuk e ka takuar. Për fat të keq divorci nuk njihet në Filipine. Përveç kësaj, që ajo ka lindur një fëmijë me një burrë tjetër, mund edhe të akuzohet për tradhti bashkëshortore, e cila konsiderohet një vepër penale.
Në praktikë, prandaj, është e pamundur për të kërkuar dokumentet italiane sepse mund të sjellë arrestimin e gruas. Filipinet kanë njohur më në fund atësinë e Emilios nga Renato, por në Itali nuk mundi, duke mos lejuar që burri të aplikojë për një pasaportë dhe për të sjellë në Itali fëmijë për trajtim. Tani ai mendon se Shqipëria është vendi që i jep zgjidhje rastit të tij.