Lajmet e fundit

Fischer sot në Kosovë

​Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, në vizitë zyrtare shtetërore në vendin tonë vjen Presidenti i Republikës së Austrisë, Heinz Fischer.

Fischer do të pritet me ceremoni shtetërore në sheshin “Ibrahim Rugova” ku edhe do të takohet me Presidenten, Atifete Jahjaga dhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Presidenti Fischer do të jetë i shoqëruar së bashku me përfaqësuesit e 25 top bizneseve nga Austria ku përveç takimeve në nivelin politik ai do të merr pjesë edhe në takimet e komunitetit të biznesit nga Austria dhe Kosova.

Në kuadër të vizitës së presidentit Fischer në Prishtinë do te mbahet B2B takimi në mes firmave Austriake dhe atyre Kosovare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.