Kandidatja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi është pritur nga banorët e fshatrave Lubovë, Corollukë dhe Orroberdë. Kadaj-Bujupi. Ajo shpalosi prioritetet e saj, të cilat tha se do të realizohen pikë për pikë në secilin fshat të Istogut.
Sipas saj, prioritete do të ketë sistemin e ujit të pijes, rregullimin e sistemit të ujërave të zeza, rregullimi i rrjetit elektrik, infrastrukturën rrugore, ndriçimin publik, investimin në bujqësi, punësimin etj.
“Ka mbetur edhe pak deri më 3 nëntor, andaj të bashkohemi me seriozitet dhe përkushtim që të arrijmë ta bëjmë Istogun më ndryshe, t’i japim jetë dhe frymë e jo të mbetët i ngulfatur edhe për vite me radhë”, tha ajo.