Me 20 tetor, numri i refugjatëve që arritën në Greqi shenoi një gjysmë milioni.
Shkalla e krizës së refugjatëve mund të jetë e vështirë për kuptuar, por harta vizuele e paraqitur më poshtë mund të ju ndihmojë.
Harta vizuale paraqet të dhënat nga agjensia e refugjatëve të OKB-së, UNHCR.
Ndërsa rrugët dhe kohët e udhëtimit nuk janë të sakta. Harta nuk tregon modele të sakta të migrimit për refugjatët në mes të viteve 2012 dhe 2015.
Çdo pikë duke lëvizur në hartë përfaqëson 25 persona, ndërsa ju mund të klikoni mbi një vend dhe të shikoni numrin e azilkërkuesve që lëvizin drejt atij vendi.
Kombet e Bashkuara vlerësojnë se gjysmë milioni refugjatë sirianë kanë kërkuar azil në Evropë në mes të prillit 2011 dhe shtatorit 2015, ndërkaq OKB-ja ka regjistruar se më shumë se 1 milion refugjatë sirianë janë në Turqi, Liban, Jordani, Irak, Egjipt dhe në Afrikën e Veriut. Shumica e tyre jetojnë në kampet e refugjatëve afër kufirit me Sirinë.
Nga KËTU, mund të kaloni tek harta interaktive, si dhe tek hollësitë e tjera (përmes hiperlidhjeve që gjeni brenda tekstit)!