Ashtu siç ishte paralajmëruar sot në Kosovë ka arritur Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer i cili sapo ka nisur takimin me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga
Presidenti Fischer është pritur me nderime te larta ushtarake nga garda e nderit e FSK-së ku intonuan himnin e dy shteteve.
Ish- socialdemokrati austriak po qëndron për herë të parë në Kosovë- dhe vizita e tij vie një çast kur vendi po kalon në krizë të thellë institucionale por edhe në një kohë kur Kosova pothuajse është harruar tërësisht nga miqtë dhe burrështetas ndërkombëtarë. Fischer sot do të ketë edhe takime me zyrtarë tjerë të shtetit të Kosovës.