Lajmet e fundit

Ilir Deda lëshon mbledhjen e Komisionit, nuk i pëlqejnë pikat e rendit të ditës

Ka dështuar sot mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane, pasi që dy anëtarët e këtij komisioni Arben Gashi nga LDK dhe Ilir Deda nga Lëvizja Vetëvendosje ndonëse ishin të pranishëm në mbledhje lëshuan sallën.

I pari pa treguar arsyen , kurse për Dedën pikat e rendit të ditës nuk ishin serioze, duke potencuar se Kosova nuk është në një situatë politike për të diskutuar për projektligjet e parapara.

Sipas Dedës kjo mbledhje nuk ka kuptim të mbahet në situatën politike të krijuar në vend, dhe se temë e vetme diskutime do të duhej të ishte marrëveshja e Stabilizim Asociimit e nënshkruar gjatë ditës së djeshme në Strasburg në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Pas kësaj Deda pati një apel për kolegët e tij të Komisionit që të mos bëhen pjesë e politikës së inateve, ani pse vet më pas deklaroi se nuk do të jetë pjesë e kësaj mbledhje.

Pas largimit të Dedës, Komisioni mbeti me vetëm pesë anëtarë, për çka edhe u zhvillua një debat i ashpër në mes të deputetes të LDK-së Vjosa Osmani dhe nënkryetarit të Kuvendit Xhavit Haliti, i cili i kërkoi Osmanit që ajo të thërriste deputetin Arben Gashi. Osmani e këshilloi Halitin që të lexonte Kushtetutën dhe të mos ngatërronte detyrat e deputetit me detyrat e administratës.

Edhe pse dështoi mbledhja me pikat e rendit të ditës, deputetët diskutuan për atë që Serbia të mos pengojë Kosovën në anëtarësim në nisma rajonale.

Në fund të kësaj mbledhje u vendos që të martën të ftohet në Komision shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar dhe ministri i Integrimeve Bekim Çollaku për të diskutuar lidhur me MSA- në, për çka u tha nga deputetët e pranishëm se ka vlerësime pozitive të kritereve që ka përmbushur Kosova në rrugëtimin e saj drejtë BE-së.

   

Leave a Reply

Your email address will not be published.