Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere, ka deklaruar se numri në rritje i azilkërkuesve nga Afganistani është i papranueshëm, ndërsa u ka bërë thirrje që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të rindërtojnë atdheun.
“Afganistani është në vendin e dytë për nga numri i azilkërkuesve në Gjermani. Rritja e numrit të azilkërkuesve nga Afganistani është e papranueshme,” tha de Maiziere.
“Dukshëm është në rritje numri i qytetarëve që kërkojnë azil, kryesisht nga Kabuli, ndërsa ne kemi marrëveshje me qeverinë afgane që të rinjët e klasës së mesme duhet të qëndrojnë në vendin e tyre dhe të rindërtojnë atdheun,” ka shtuar ai.
Ushtarët gjermanë dhe policia janë dërguar në Afganistan për të ndihmuar në mënyrë për t’a bërë Afganistanin “vend më të sigurtë”, tha ministri i brendshëm, duke shtuar se “sasi të mëdha të fondeve të zhvillimit” janë dërguar atje.